Prifti maqedonas dëshmon për dhunën në Kuvend: Betmeni ishte i dëshpëruar pse punët s'po ecin si duhet

  • 13 December 2018 - 14:38
Prifti maqedonas dëshmon për dhunën në Kuvend: Betmeni ishte i dëshpëruar pse punët s'po ecin si duhet

Për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, sot në Gjykatën Penale të Shkupit dëshminë e vet e dha peshkopi Pimen Ilievski.

Prifti ortodoks maqedonas ishte i propozuar si dëshmitar i të pandehurit Bogdan Ilevski-Betmen, i cili akuzohet si një nga organizatorët e hyrjes së dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, që rezultoi me dhunë ndaj deputetëve, gazetarëve dhe personelit të Kuvendit. Madje, gjatë këtyre ngjarjeve pati edhe tentim vrasjeje ndaj disave prej deputetëve atëherë opozitarë, si ndaj liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selës, dhe atij të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), kryeministrit aktual të Maqedonisë, Zoran Zaevit.

Peshkopi Pimen tha se Ilievskin e kishte mik të ngushtë dhe e ka konsideruar si djalin e tij. Fillimisht ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, ndërsa pastaj kishin filluar më intensivisht të shoqërohen edhe në jetën private. Kishin biseduar për tema të ndryshme dhe disa herë kishin kundërshtime, por kjo  nuk kishte ndikuar në miqësinë e tyre.

“Kishim bindje të sinqertë në bindjet të cilat i shfaqnim edhe pse gjithmonë kishim kundërshtime”, tha peshkopi Pimen.

Si shembull i ka theksuar ndërtimin e kishës në Qendër kur Bogdan ishte në arhibrigadën, ndërsa ai si përfaqësues i KOM nga ana tjetër dhe “Revolucioni shumëngjyrësh”.

“Njihesha si peshkopi shumëngjyrësh për shkak të mbështetjes që e kisha për lëvizjen përmes rrjeteve sociale, ndërsa Bogdani për “Maqedoninë e përbashkët”. Debatonim së bashku rreth qëndrimeve tona dhe kuptova se merr pjesë në iniciativën pa qëllim që këtë të valorizojë përmes marrjes së mjeteve materiale ose progres në karrierë.  Asnjëherë te ai nuk pashë dhe nuk flitej për dhunë, por ishte i dëshpëruar që punët kishin dalë jashtë kontrolle”, tha peshkopi Pimen.

“Nuk udhëhiqej, shtoi, nga ndjenja për përfundim të dhunshëm të protestave.

“E thirra më 28 prill dhe u takova me të dhe qëndrimi i tij ishte se do të vazhdojnë me protestat që ta kthejnë besimin në lëvizje dhe të shihet se nuk kishin për qëllim që të hynë në Kuvend.  Shihej që ishte i dëshpëruar që punët kishin dalë jashtë kontrolle”, theksoi peshkopi dhe përfundoi, siç tha, se lëvizja nuk ishte e dhunshme.

Në përgjigjen e tij për të pandehurin Jane Çento, peshkopi Pimen tha se Ilievski ishte kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit dhe ishte angazhuar për zgjedhje të reja në të cilat mund të arrihej shumicë më e madhe e cila nuk do të pranonte çfarëdo lloj presionesh.

Në përgjigjen, e të pandehurit Igor Jug, theksoi se  lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët” ishte e qetë, por kishte fituar njollë të zezë në fund.

Pas peshkopit Pimen, si dëshmitar i Ilievskit dëshmi dha edhe Ivona Opetpçeska Tatarçeska, etnomuzikologe e punësuar në Drejtorinë për Mbrojtje të Kulturës dhe vetë pjesëmarrëse në iniciativën “Për Maqedoni të përbashkët”. Për iniciativën ishte informuar në rrjetin social Fejsbuk përmes grupit “Ilinden 4 iniciativë qytetare” dhe kishte marrë pjesë në 70 prej gjithsej 78 protesta. Me Ilievskin e ka njoftuar operisti Igor Durllovski. Fillimisht, siç tha, iniciativa kishte ndodhur si trup mbipartiak për luftë për të ashtu quajtur Platforma e  Tiranës, ndërsa pastaj për  kërkimin e zgjedhjeve të reja.

Më 27 prill duhej të ketë fjalim në tubimin para Kuvendit. Dëshmitarja përshkroi se Ilievski nuk ishte i dhunshëm dhe e kishte qetësuar masën para Kuvendit dhe kishte folur që të mos i sulmojnë policët, sepse ata e ruajnë rendin publik.

“Njëri nga masa pyeti se deri kur do të qëndroni para Kuvendit dhe do të luani me ne, për çka Bogdan ishte përgjigjur se nuk do të bëj thirrje për dhunë”, tha Opetçeska Tatarçeska.

Në seancë duhet të dëshmojë edhe Metodia Ilievski. Gjithashtu është paraparë të dëshmojë edhe Sotir Kostov, por për arsye shëndetësore nuk ka marr pjesë, sepse mbrojtësi i Ilievskit, avokati Sashko Dukovski ka tërhoqur dëshmitarin.

 

(Kosova Sot)