Preteni: Prokuroria speciale gjatë vitit 2017 i ka ngritur 8 aktakuza për korrupsion!

  • 13 December 2018 - 16:04
Preteni: Prokuroria speciale gjatë vitit 2017 i ka ngritur 8 aktakuza për korrupsion!

Edhe sipas ish-kreut të AKK-së, Hasan Preteni, vazhdimi i benefiteve materiale për institucionet e drejtësisë derisa nuk janë në nivel të detyrës, është krejtësisht i gabuar dhe jomeritor, në këtë rast edhe për prokurorët e Prokurorisë së Kosovës, për të dyja nivelet."Prokuroria Speciale, sipas raportimit të tyre, gjatë vitit 2017 i ka ngritur 8 (tetë) aktakuza për korrupsion!

Atëherë shtrohet pyetja se vërtet çfarë punon kjo prokurori, pse nuk bëhen publik emrat se kush janë të akuzuarit. Duhet të raportohet po ashtu se kush u gjykua në bazë të aktakuzave të tyre. Po ashtu, duhet të raportohet se sa veta janë dënuar për korrupsion si rezultat i punës së tyre tash e një dekadë. Pra, le ta dijë qytetari se sa prokurorë janë, sa prej tyre nuk e kanë ngritur asnjë aktakuzë dhe cilët janë ata. Po raportohet se aty ishte një prokuror që për katër vite e kishte ngritur vetëm një aktakuzë, edhe atë për armëmbajtje pa leje! Atëherë shtrohet pyetja tjetër se ku shkojnë rastet e ngritura nga ata? Ku po i dërgojnë ata këto aktakuza? Edhe këta të shpërblehen tani!", u shpreh ai.

"Ku është parë që një prokuror i Prokurorisë Speciale të ketë pagën më të lartë se 4 mjekë specialistë? Kjo për mua është një çmenduri, kjo është lojë e ulët edhe me inteligjencën kosovare. Për mendimin tim kjo është lojë për kinse plotësim të kërkesave që vijnë nga organizatat sindikale, po ku janë ato shtrohet pyetja?

Prokurori merr rrogën rreth 3000 euro e gjyqtari i gjykatës themelore që duhet t'i dënojë të akuzuarit, sa e ka pagën? Pra, le të kuptohet që të korruptuarit nuk mund ta luftojnë korrupsionin! Pra, ata janë të korruptuar, sepse po përfitojnë nga vendimet joligjore. Shkelja e ligjit është korrupsion i pastër. Të gjitha vendimet që janë si rezultat i vendimeve në "Konflikt të Interesit" janë të pavlefshme", vlerësoi Preteni për "Kosova Sot". 

 

Lexo edhe këtë: Shteti i Kosovës është shndërruar në kazan të mafisë dhe krimit të organizuar

 

(Kosova Sot)