Bora e zë të papërgatitur Kosovën

  • 14 December 2018 - 09:21
Bora e zë të papërgatitur Kosovën

Mëngjesi i sotëm e ka zbardhur Kosovën të mbuluar me borë. Por, qytetarë nga disa vende të Kosovës kanë dërguar fotografi se si bora i ka zënë disa komuna të pa përgatitur.

Qytetarët e Hoqës së Vogël në Rahovec kanë treguar se kanë probleme me borën e pa pastruar.

 

Po ashtu dikush tjetër ka treguar se rruga Prizren-Gjakovë është e mbuluar me borë.

(Kosova Sot)