“Çartet” Shesheli, këtyre dy shteteve u kërkon dërgimin e Ushtrisë në Kosovë

  • 14 December 2018 - 10:55
“Çartet” Shesheli, këtyre dy shteteve u kërkon dërgimin e Ushtrisë në Kosovë

Me rastin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, kryetari i SRS, Vojislav Sheshel, thotë se Serbia tani mund të kërkojë që rusët dhe kinezët t’i dërgojnë trupat e tyre në KFOR për të garantuar sigurinë e serbëve në veri.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë praktikisht këtu. Ne duhet të jemi të gatshëm të ndërhyjmë me ushtrinë dhe policinë tonë nëse kjo e ashtuquajtur “ushtri” shkon në vendbanime serbe. Ne vetë jemi të pafuqishëm për të bërë dicka. Ne mund të kërkojmë një sesion të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit, ku amerikanët ndoshta do të përdorin VETO, por ne duhet të rrezikojmë, “tha Sheshel.

Sheshel thotë se do të ishte e rrugës për t’i kërkuar rusëve dhe kinezëve për të dërguar trupat e tyre të KFOR-it dhe se arsyeja e formimit të Ushtrisë së Kosovës është një arsye e fuqishme për një kërkesë të tillë.

Ai rikujtoi se rusët ishin tashmë pjesë e KFOR-it, por që nuk kanë qëndruar në Kosovë, për shkak se ish-qeveria në Beograd nuk ishte e interesuar në bashkëpunim.

Ai shtoi se veprimi i djeshëm i KFOR-it ishte një tjetër provokim, por gjithashtu një stërvitje e vërtetë.

(Kosova Sot)