Fatmir Sejdiu: Formimi i ushtrisë, hapi tjetër i rëndësishëm pas pavarësisë

  • 14 December 2018 - 13:20
Fatmir Sejdiu: Formimi i ushtrisë, hapi tjetër i rëndësishëm pas pavarësisë

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar themelimin e Ushtrisë së Kosovës duke thënë se është vendimi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë.

“Ecja e suksesshme transformuese e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe sot në Ushtrinë e Kosovës u bë me një bashkëpunim dhe partneritet të thellë me NATO- në dhe vendet më të rëndësishme mbështetëse të Kosovës. Këtu është roli parësor i SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, por nuk duhet kujtuar kontributin e shumë vendeve tjera anëtare të NATO-së të cilat kanë edhe sot kontingjentet e tyre në Kosovë”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka shtuar se ka pasur nderin që dikur  të ishte Komandat Suprem i FSK-së.

“Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë kur si President i vendit kisha cilësinë e Komandantit Suprem të këtij mekanizmi mbrojtës. Përditë përcillja me vëmendje dhe gëzim rriten dhe zhvillimin e tij. Ndjeja kënaqësinbë e veçantë kur përfaqësuesit më të lartë të NATO-së flisnin fjalë respekti dhe miradije për formacionet e shkelqyeshme që ishin ngritur dhe për rezultatet e tyre. E di se është dashur shumë punë dhe shumë mund gjer në ditën e sotme. Isha I bindur se kjo dit? do t? vijë”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se kjo ditës është ditë historike për Kosovën sepse shënon një epokë të re të rritës sonë.

“Jam shumë i bindur se Ushtria e Kosovës do të jetë një mbrojtëse e denjë e idealeve të lirisë. Mbrojtëse e atyre idealeve për të cilat janë sakrifikuar shumë gjenerata në rrugën e vështirë që e kemi kaluar. Ushtria e Kosovës do të jetë garant i mbrojtjes së lirisë së gjithë qytetarëve të vendit. Ajo do të zhvillohet në vazhdimësi në partneritet me NATO-në dhe në miqësi të përhershme me ushtritë e vendeve më të fuqishme në botë të cilat e kanë mbështetur pa rezervë Kosovën”, ka shkruar tutje Sejdiu.

Ndryshe sot Kosova pas 10 vitesh pavarësi ka formuar ushtrinë e saj. Ky vendim është marrë sot në Kuvendin e Kosovës me vota unanime nga ana e deputetëve.

(Kosova Sot)