Koreja Jugore po përgatitet për një vizitë të mundshme të Kim Jong Unit

  • 14 December 2018 - 13:46
Koreja Jugore po përgatitet për një vizitë të mundshme të Kim Jong Unit

Spekulimet se udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un, do ta vizitojë së shpejti për herë të parë Seulin kanë shkaktuar debat në Korenë e Jugut për atë se si t’i shprehin kundërshtimet ndaj tij pa shkaktuar ndonjë incident ndërkombëtar.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae, ka kërkuar që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për vizitën e mundshme të diktatorit të shtetit fqinj. Shumë koreanojugorë kanë rezerva ndaj udhëheqësit të Koresë së Veriut për shkak të armiqësisë së treguar nga ai për shumë vjet me radhë, prandaj ekziston frika se vizita e tij do të nxisë protesta dhe trazira.

Gjasat që samiti mes dy vendeve të mbahet Brenda këtij viti janë shumë të vogla por një grup i protestuesve konservativë tashmë janë mobilizuar për të protestuar kundër vizitës së mundshme të liderit koreanoverior. Për të kishte madje edhe kërcënime nga protestuesit.

“Sapo të shkelë në tokën tonë, ai do të rrëmbehet dhe askush nuk do të japë përgjegjësi për atë që do të ndodhë më pas”, tha Ihn Ji-yeon, njëri nga udhëheqësit e Partisë Patriotike Koreane, shkruan “The Guardian”

(Kosova Sot)