Policia flet për gjendjen e sigurisë në Veri të Mitrovicës (Video)

  • 14 December 2018 - 14:07
Policia flet për gjendjen e sigurisë në Veri të Mitrovicës  (Video)

Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës së Veriut gjendjen e sigurisë atje po e cilëson si të qetë. Në një deklarim për  media , zëvendës drejtori në Veri, Besim Hoti, deklaroi se policia atje po vepron në bazë të planeve të saja operative të planifikuara më herët.

“Situata është e qetës si në veri ashtu edhe në jug. Ne tashmë e kemi një plan operativ në bazë të së cilit po veprojmë”, ka deklaruar Hoti.

E qytetarët serbë në veri janë mbledhur edhe sot për të protestuar kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Ata janë mbledhur në afërsi të objektit të UNMIK-ut, dhe në mënyrë të organizuar e kanë varrosur Rezolutën 1244.

Pasi, sipas tyre, krijimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ata, gjithashtu, kanë protestuar edhe kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve me origjinë serbe. 

(Kosova Sot)