Motoja e re për Ushtrinë “Prej sot gatitu”

  • 14 December 2018 - 14:16
Motoja e re për Ushtrinë “Prej sot gatitu”

Kosova sot ka transformuar FSK-në në ushtri.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka mbyllur në mënyrë interesante seancën për miratimin e ligjeve që e transformuan FSK-në në ushtri.

Ai ka përshëndetur kadetët e FSK-së prezentë në sallën e seancave me një thirrje interesante.

“Në sallë kemi të pranishëm edhe kadetët e FSK-së, që do të jenë oficerët e ardhshëm të Ushtrisë së Kosovës, të cilëve ua urojmë këtë ditë historike”, ka thënë kryetari i Kuvendit.

“Prej sot, gatitu”, u është drejtuar Veseli kadetëve, të cilët më pas janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur. 

(Kosova Sot)