Pompeo: Pranimi i Maqedonisë në NATO do ta zvogëlojë ndikimin rus në rajon

  • 14 December 2018 - 14:35
Pompeo: Pranimi i Maqedonisë në NATO do ta zvogëlojë ndikimin rus në rajon

Me hyrjen e Maqedonisë në NATO do të përforcohet fuqia e vendeve ballkanike që të kundërshtojnë “aktivitetet me qëllime të këqija” të Rusisë në rajon, deklaroi sekretari shtetëror i SHBA-së Mike Pompeo pas takimit me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë Jorgos Katrugallos.

Ai ka theksuar se SHBA-ja e mbështet Marrëveshjen historike të Prespës dhe beson se udhëheqësia greke do të ketë sukses që ta zbatojë, duke vlerësuar se marrëveshja do ta përforcojë pozitën greke të Ballkanit dhe do ta zvogëlojë ndikimin rus në rajon. Ka theksuar se duhet përshëndetur angazhimi i kryeministrit Aleksis Cipras për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar.

“Në qershor u nënshkrua marrëveshja e cila do të ketë ndikim pozitiv dhe ekonomik dhe do t’i ndihmojë Greqisë që të bëhet “Derë e Ballkanit”. Ajo marrëveshje do t’i ndihmojë fqinjit tuaj t’i bashkëngjitet NATO-s dhe BE-së si Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe ta përforcojë Ballkanin kundër ndikimit të dëmshëm rus”, thotë Pompeo.

Katrugallos, e ka përsëritur vendosmërinë e Qeverisë së Ciprasit që ta zbatojë Marrëveshjen e Prespës, e cila siç thotë, do të ketë interes për ty dyja palët për Athinën dhe Shkupin, si dhe të vazhdojë në zgjidhjen e problemeve tjera të hapura.

Pompeo dhe Katrugallos ishin marrë vesh që Uashingtoni dhe Athina do të vazhdojnë të punojnë së bashku për promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit dhe të Mesdheut lindor.

Pompeo e ka theksuar rëndësinë e Greqisë si  shtyllë e stabilitetit në rajon dhe e ka përshëndetur kontributin grek si aleat në NATO.

Jorgos Katrugalos qëndron në Uashington me rastin e mbajtjes së dialogut strategjik midis SHBA-së dhe Greqisë.Të dy palët diskutuan, ndër të tjera, për investimet e vazhdueshme në projektet e infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu diskutuan sfidat e vazhdueshme me refugjatët dhe emigrantët në Evropë ku Shtetet e Bashkuara theksuan se vazhdojnë të japin përkrahje rreth kësaj.

Ministri i Jashtëm alternativ i Greqisë u takua dje në Nju Jork me ndërmjetësin e OKB-së në bisedimet e emrit, Methju Nimic, i cili e përshëndeti angazhimin e Athinës dhe Shkupit për të përfunduar me sukses Marrëveshjen e Prespës.

(Kosova Sot)