Përfundon ceremonia shtetërore për Ushtrinë e Kosovës

  • 14 December 2018 - 15:40
Përfundon ceremonia shtetërore për Ushtrinë e Kosovës

(E plotësuar) - Pas fjalimeve të mbajtura nga krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, është shfaqur një dokumentar lidhur me procesin e   tranzicionit të FSK-së në ushtri.

Pas kësaj Thaçi, Veseli dhe Haradinaj  kanë inspektuar objektin e FSK-së.  Gjatë fjalimeve u tha se ushtria është shtylla e një shteti, dhe se FSK do të transformohet në bashkëpunim dhe në koordinim me NATO-n.

Po ashtu u tha se kjo ngjarje shënon edhe një ditëlindje tjetër të madhe në vargun e ditëlindjeve të mëdha të popullit tonë, Ditëlindjen e Ushtrisë së Kosovës.

Ceremonia e tranzicionit të FSK-së në Ushtri, Haradinaj: Amerika është e para në botë, ne gjithmonë pas saj?

Ramush Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se për këtë ushtri janë të gjithë meritor, duke e konsideruar si ushtri të paqë. 

Haradinaj ka theksuar se ndonëse jemi populli më i vjetër e jemi future në “rresht” vonë, duke formuar kështu shumë vonë ushtrinë. 

“Rreshti është fjala e parë që e mëson kur nisesh ushtar, për ne rreshti ka qenë i mohuar, për ne ka qenë i mohuar për mijëra vjet ne skemi mujt mu bo rresht në ushtrinë tonë por në krejt ushtritë e botës.  Populli më i vjetër në Ballkan vetëm tash e ka krijuar ushtrinë e Kosovës. Por, ajo që është shumë me rëndësi sot është ne po vijmë në paqe dhe ushtria e fundi u rreshtuar te ushtrinë e paqes.  Paqen e kemi fitu me shumë dhimbje, jemi të fundit që kemi arritur në paqe e të fundit kemi me e lënë atë. Kush e prin këtij rreshti, i prin Amerika edhe ne e kemi për nder me u rreshtuar edhe si popull dhe si ushtri pas Amerikës.  Ushtria jonë do të jetë besnike e miqve tonë. “Nuk ka armik më të mirë se FSK-në, por nuk ka as armik më të keq” .

Edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës janë gëzuar sot, por edhe ushtëtarët e Adem Jasharit, ne me guxim jem të përkushtuar me mbrojt paqen dhe nuk do të lejojmë që ushtria jon të kthehet kundër popullit të vet. Kurrë ushtria e Kosovës nuk ka mu kthy kundër kërkujt, serbet si këtu si në veri janë pjesë e ushtrisë serbe njëkohësisht ne nuk kemi ardhur te rreshti me rreziku paqen që na ka munguar gjithmonë.

I ftojmë ushtritë e rajonit, nga Shqipëria ta ftojmë në partneritet me të gjitha ushtritë, madje edhe me ushtrinë e Serbisë.

Zoti e bekoftë ushtrinë e Kosovës!

Image

Veseli: Ushtria e Kosovës do ta pasqyrojë vizionin euro-atlantik të shtetit tonë

Pas presidentit edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në ceremoninë festive me rastin e miratimit të ligjeve për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, se sot është dita të cilën brezat që do të vijnë do ta kujtojnë me respekt e krenari.

“Krejt çfarë deshëm ishte të mbrojmë veten tonë, atdheun tonë, dinjitetin dhe lirinë tonë. Dhe për këtë mjafton të kujtojmë dy lëvizjet e fundit historike: Lëvizjen e rezistencës paqësore të viteve ’90-të dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne e dimë, me siguri dhe pa mëdyshje, por edhe e ardhmja e afërt do ta konfirmojë drejtësinë e plotë të kauzës sonë çlirimtare dhe të gjithë atyre që bartën mbi supet e tyre këtë kauzë. Ne besojmë te drejtësia, sepse ne kemi luftuar vetëm për drejtësinë. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në anën e drejtë të historisë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai tha se se e ardhmja e vendit është e sigurt dhe ka vetëm një emër: integrim në familjen e madhe euro-atlantike.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore, të cilat i falënderojmë për ndihmën e pakursyer që i dhanë popullit tonë për lirinë, shtetndërtimin dhe tash për Ushtrinë”, tha Veseli.

Shtoi se Ushtria e Kosovës do ta pasqyrojë vizionin euro-atlantik të shtetit tonë, rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe pasurinë tonë të madhe njerëzore e kulturore: komunitetet etnike të Kosovës.

Image

Thaçi: Transformimi i FSK-së do të bëhet në koordinim me NATO-n

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi sot nga forcat politike të Kosovë që unitetin e treguar sot në Kuvend në votimin e ligjeve për transformimin e FSK-së ta tregojnë edhe në të ardhmen.

“Të bashkuar do të jemi më të fuqishëm dhe do të marrim vendime më të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, tha Thaçi në ceremoninë solemne të tranzicionit të FSK-së në ushtri, që po mbahet në atë që prej sot quhet Ministri e Mbrojtjes.

“E gëzofshim Ushtrinë e Kosovës, ne dhe gjeneratat që do të vijnë”, tha Thaçi.

Thaçi tha se kjo e arritur është meritë para së gjithash e çdo pjesëtari të FSK.

Ceremonia zyrtare e marshit të FSK’së ka filluar në kazermën “Adem Jashari”.

Pjesëtarët e Forcave të Sigurisë janë gati të marshojnë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi pakon e projektligjeve me të cilët nisë transformimi i FSK’së në ushtri.

Image

 

Gjithçka gati për parakalimin e ushtrisë së Kosovës

Pas seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ku u votuan tri projektligjet që ndërlidhen me transformimin e FSK-së, ka nisur pritja shtetërore nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ceremonia po mbahet në ambientet e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Image

Ushtria e Kosovës bën përgatitjet e fundit për parakalim

Është votuar me 107 vota pro Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë.

Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i fundit nga pakoja e projektligjeve, është votuar sot në lexim të dytë nga të gjithë deputetët në sallë.

Deputetët e Kuvendit sot kanë votuar përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë.

E tashmë gjithçka është gati për ceremoninë zyrtare që do të mbahet në Kazermën ‘Adem Jashari’, në ora 17:00, e organizuar nga Qeveria e Ramush Haradinajt

Automjetet ushtarake – multifunksionale të pranuara së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u bërë gati për të pritur mysafiret e shumtë që do të marrin pjesë në ceremoninë e orës 17:00.

Image
Image
Image