Austria nuk e njeh Ushtrinë e Kosovës
Ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl ka dal kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, duke thënë që paqja dhe stabiliteti në rajon nuk mund të ndërtohet duke formuar një ushtri, shkruan “Danas”.
“Hapat e thjeshtë duhet të shmangen sepse ato ndikojnë negativisht në dialog. Paqja nuk ndërtohet duke formuar një ushtri. Prandaj, unë konsideroj se vendimi i sotëm i Parlamentit të Kosovës mbi transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtri nuk është i dobishëm “, tha Karin Knajsl.
Mirëpo në anën tjetër ajo ka konfirmuar që Kosova është në një marrëveshje të ngushtë me NATO-në, Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë.
“Ne presim që qeveria e Kosovës të fillojë një dialog intensiv me të gjitha grupet e popullsisë në Kosovë tani dhe të jetë në marrëveshje të ngushtë me NATO, Bashkimin Evropian dhe partnerët e saj” përfundoi ajo.
(Kosova Sot)