Burjani: Kuvendi të hartojë ligjin

  • 15 December 2018 - 14:06
Burjani: Kuvendi të hartojë ligjin

"Le të dëshmohen grupet parlamentare opozitare, sepse është koha dhe duhet të gjendet mundësia për të hartuar Ligjin VETTING, për të zbardhur çdo punë të së kaluarës së kujtdo qoftë, qoftë në prokurori, në gjyqësi apo në administratë gjyqësore.

Pra, opozita duhet vetë të marrë iniciativë dhe ta hartojë Ligjin për Vetting-un, le ta sfidojë në këtë mënyrë pozitën nëse ata vazhdojnë ta injorojnë një gjë të tillë.

Opozita nuk duhet të sillet në atë mënyrë që të gjejë disa pika të dobëta dhe vetëm të kritikojë për krim të organizuar e korrupsion, por nëse ata vërtet e ndiejnë veten të pastër si opozitë le të veprojnë me masa konkrete. Le të marrin grupe ekspertësh si konsulencë dhe të nisin të hartojnë dhe propozojnë ligjin në Kuvend.

Në të kaluarën kemi pasur disa praktika kur nismat legjislative të deputetëve janë hartuar dhe janë miratuar në Kuvend. Le të veprohet kështu edhe me VETTING-un, nëse qeveria nuk e futë atë në prioritet të planit legjislativ për vitin vijues", tha Blerim Burjani për "Kosova Sot".

 

Lexo edhe këtë: Bëjeni VETTING-un ose e imponojnë ndërkombëtarët 

(Kosova Sot)