Haradinaj: Nëse ka kuorum Rezoluta për dialog mund të kryhet sot

  • 15 December 2018 - 15:29
Haradinaj: Nëse ka kuorum Rezoluta për dialog mund të kryhet sot

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj para seancës së jashtëzakonshme e cila pritet të filloj nga momenti në moment për dialogun ka thënë se Rezoluta për ekipin negociator për bisedime me Serbinë do të votohet, nëse jo sot atëherë ditëve në vijim.

Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se duhet të ketë një mobilizim mes subjekteve politike për të votuar një rezolutë të tillë.

“Nëse ka kuorum mund të kryhet sot”, ka thënë ai.

Haradinaj po ashtu u shpreh se me votimin e delegacionit shtetëror për dialog do të ketë edhe platformë për këtë proces.

“Mund të garantoj që kushdo që përfaqëson Kosovën do ta përgatisim me materialin e nevojshëm”, potencoi ai.

Kryeministri gjithashtu tha se Qeveria s’mundet të punoj vet, dhe sipas tij është mirë që t’i ftoj të gjithë të ulen në tavolinë e bisedojnë. 

 

(Kosova Sot)