Ka 18 vjet dhe ka mbijetuar dy infarkte të trurit

  • 15 December 2018 - 16:19
Ka 18 vjet dhe ka mbijetuar dy infarkte të trurit

Një adoleshent, i cili pasi përjetoi dy goditje në tru kur kishte vetëm 12 vjet, dikur mendonte se do të vdiste, tani pritet që të marrë pjesë në lojërat paraolimpike të vitit 2024. Rafi Solaiman, nga Uorksop, Notingemshajër, ishte detyruar që të mësonte për së dyti që të ecte, fliste bile edhe të 'bënte me sy, pasi që dy goditje në tru i shkaktuan gjakderdhje në tru dhe e lanë në sindromën "lockedin" (të zënë rob në vetvete). 

Ka habitur shumëkënd me të arriturat e tij

Pasi që iu nënshtrua operacionit të trurit, doktorët zbuluan se Solaiman kishte malformacion arterio-venoz, i cili paraqitet kur një lëmsh jo normal i arterieve dhe venave pengojnë qarkullimin normal të gjakut dhe oksigjenit në organe. Edhe pse ai ende vuan nga pengesat në të folur dhe nga humbja e kujtesës, tani 18 vjeçari ka habitur shumëkënd me të arriturat e tij. Ai tani ecën me anë të mbështetëses, pasi që me vite të tëra kishte qëndruar në karrocë invalidore. Ai zë vendin e tretë në botë në vrapim për persona me aftësi të veçanta dhe shpreson ta prezantojë Britaninë e Madhe në lojërat paraolimpike në Paris. 

Solaiman ditë më parë diplomoi në drejtimin e medieve

Me këtë rast personat përdorin një tricikletë, pa pedale, për t'u mbështetur derisa vrapojnë. Solaiman deri më tani ka marrë dy medalje të arta në Barcelonë, verën e kaluar. Ai po ashtu ishte përzgjedhur, bashkë me tre të tjerë, që ta prezantonte Britaninë në Kampionatin evropian para atletik, ku mori medalje të argjendtë. Tani ai shpreson që të shkëlqejë me fitore edhe në lojërat paraolimpike që do të mbahen në Paris, në vitin 2024. Duke folur për përmirësimin e tij, ai thotë se kurrë nuk do t'ia merrte mendja se do të arrinte këtë shkallë të përmirësimit, meqë pasi kishte përjetuar dy goditje në tru, kishte menduar se për të më nuk do të kishte jetë. Solaiman ditë më parë diplomoi në drejtimin e medieve dhe turizmit në Kolegjin Notingamshajër dhe ka një kontratë modelimi me agjencinë "Zebedee Management", të arritur vitin e kaluar. 

 

(Kosova Sot)