Abazi thumbon PSD-në: N’kujë të vetin, si gjithmonë

  • 16 December 2018 - 11:53
Abazi thumbon PSD-në: N’kujë të vetin, si gjithmonë

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, ka thumbuar PSD-në e Shpend Ahmetit, e cila vendosi që t’i bashkëngjitet pozitës në bisedimet me Serbinë.

“Kur PSD mundohet me bë politikë, Kosova i ka punët më keq se sa Prishtina. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Prishtinës e kishin shpetu kryeqytetin prej stagnimit fshataresk dhe lakmisë së sëmurë e Kosovën nga hipokrizi e shpenzime të kota”, shkruan Abazi, përcjellë Kosova Sot.

Ky është postimi i plotë:

N’kujë të vetin, si gjithmonë

Kur PSD mundohet me bë politikë, Kosova i ka punët më keq se sa Prishtina. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Prishtinës e kishin shpetu kryeqytetin prej stagnimit fshataresk dhe lakmisë së sëmurë e Kosovën nga hipokrizi e shpenzime të kota.

Kapitalizmi i mandateve të vjedhura është “act of desperation” para vetzhdukjes. Loja me fjalën unitet gjatë fundosjes është tentim mos me u fundos vetëm.

Qeveria pa legjitimitet e dialogu i panevojshëm me Serbinë me përfaqësues qe kanë mandate të vjedhura është tentim naiv për mashtrim, kjo është faza tjetër e dështimit që duhet të përfundojë shpejt.

Ramushi bashkë me të tjerët që janë në qeveri e kanë të qartë që ky është fundi i qeverisjes se Kosovës nëpërmjet ingjinieringut elektoral dhe ne shpine te krimit e korrupsionit.

(Kosova Sot)