Putini në rolin e diktatorit tipik, arreston reperin kryesor dhe ia ndalon koncertet

  • 16 December 2018 - 15:38
Putini në rolin e diktatorit tipik, arreston reperin kryesor dhe ia ndalon koncertet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar nga kabineti qeveritar që ta vë nën kontroll muzikën Rap, pasi shumë koncerte në tërë vendin ishin anuluar paraprakisht. Përpjekjet për ta ndaluar plotësisht këtë lloj muzike ishin të pamundura, prandaj Putini tha se shteti duhet ta ketë një rol më të madh për ta kontrolluar atë.

Sipas presidentit, ministri i kulturës duhet ta gjejë mënyrën më të mirë për t’i menaxhuar koncertet e artistëve të këtij zhanri. Komentet e tij vijnë pasi reperi rus, Husky, u arrestua dhe shumë koncerte të tij u anuluan. Autoritetet në qytetin Krasnodar ia anuluan koncertet e planifikuara për shkak të, siç thanë ato, ekstremizmit të tij.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Dmitry Kuznetsov, ishte burgosur për dymbëdhjetë ditë pasi kishte performuar mbi tavanin e një veture. Në një takim të Këshillit të Kulturës dhe Artit në Shën Petërsburg, Putini tha se ky problem duhet të trajtohet me shumë vëmendje dhe kujdes.

Presidenti rus deklaroi se shqetësimi i tij më i madh është abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë. “Rapi dhe format tjera të artit modern janë të ndërtuara mbi tri shtylla: seksi, droga dhe protestat. Unë jam më së shumti i brengosur për drogën. Kjo është një mënyrë e degradimit të kombit”, tha ai, shkruan “BBC”

(Kosova Sot)