Avokati Koci i kërkon Haradinajt të mos e dëgjojë Mogherinin për taksën kundër Serbisë

  • 16 December 2018 - 15:42
Avokati Koci i kërkon Haradinajt të mos e dëgjojë Mogherinin për taksën kundër Serbisë

Avokati kosovar, Arianit Koci, po kërkon nga Qeveria Haradinaj që të mos hiqet taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake, edhe pse BE po ofron kompromis. Ai ka thënë se kompromis mund të bëhet vetëm kur të liberalizohen vizat.

Statusi i plotë i tij:

Ramush, mos e suspendo tarifën ndaj Serbisë!

Partenrët kur hyjnë në negociata, veprojnë me mirëbesim: pa prapavija dhe lojëra pas perdeve, dhe duke e respektuar njëri tjetrin.

Me gjitha të metat që i kemi, me BE-në, kemi qenë korrekt - aq sa na kanë lejuar rrethanat konkrete politike.

Ashtu kemi vepruar edhe kur e kemi votuar demrakacionin.

Na kanë thënë që pas demarkcionit, liberalizimi është çështje e kryer.

Çka ka ndodhur?

Jemi tradhëtuar.

Tani po thonë që i kemi plotësuar të gjitha kriteret, por duhet vetëm edhe pak me pritë.

Fqinjët tanë kanë harruar se ku iu kanë liberlizuar vizat.

E kemi humbur besimin në BE.

Tash po kërkojnë suspendim të tarifës, me zëvëndësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo.

Jo. Nuk mjafton!

Meqenëse jemi tradhëtuar, tani po e rrisim pazarin.

Suspedimin e tarifës e bëjnë vetëm nëse bëhet zëvëndësimi i emërtimit UNMIK me Kosovo, dhe LIBERALIZOHEN VIZAT.

Asgjë më pak!

(Kosova Sot)