FAZ-i gjerman: Kosova i dërgoi mesazh Serbisë se është e gatshme për dialog

  • 16 December 2018 - 15:58
FAZ-i gjerman: Kosova i dërgoi mesazh Serbisë se është e gatshme për dialog

Gazeta prestigjioze, Frankfurter Allgemeine Zeitung, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke thënë se kjo e fundit i ka bërë të ditur Serbisë se është e gatshme për dialog.
Sipas gazetës gjermane, kjo porosi u bë pas votimit të Projekt-Rezolutës në Kuvendin e Kosovës, për dialog me Serbinë

Në këtë artikull shkruan se tensionet midis këtyre dy vendeve janë thelluar edhe më tej, pasi që Kuvendi i Kosovës ka votuar tre projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Fazi këtë shkrim për Kosovën e shoqëron me fotografitë e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili është i rrethuar nga bashkë-partiakët e tij.

Këtu mund ta lexoni artikullin e plotë të Frankfurter Allgemeine Zeitung: Kosovo-Parlament billigt Team für Verhandlungen mit Belgrad

(Kosova Sot)