Frikë nga tanket serbe? Ushtria Kosovës blen armën inteligjente…

  • 16 December 2018 - 17:17
Frikë nga tanket serbe? Ushtria Kosovës blen armën inteligjente…

Forca e Sigurisë së Kosovës është zyrtarisht ushtria më e re në Ballkan dhe tanimë ka nisur procesi i transformimit të saj për të arritur nivelin e rajonit, me blerjen e armatimeve, pajisjeve dhe artilerive të reja.

Vlerësimet e buxhetit për 2020 dhe 2021 tregojnë se Ministria e FSK-së parashikon të shpenzoj deri në 16 mijë euro për t’u pajisur me armatim “M93 Hornet”.

Çfarë lloj armatimi është “M93 Hornet”?

Ky armatim tregon se ushtria e Kosovës do të ketë në dispozicion të saj minash anti-tank.

Sipas të dhënave nga “jcammo.com”, enciklopedi e armëve dhe municionit, thuhet se “M93 Hornet” janë prodhim amerikan, që kanë një peshë të përgjithshme prej 15.9 kg dhe komandohen me telekomandë deri në 2 kilometra.

Ato janë të afta të nxjerrin jashtë luftimit një tank 40 tonësh bashkë me teknikën dhe armatimin e tij, si dhe të shkatërrojë thuajse totalisht mjete të mbinduara më të lehta. Kjo lloj mine anti-tank është “gjenerata e re” e minave inteligjente dhe sot ka nisur të përdoret nga shumë shtete jovetëm Perëndimore.

Image
Image
Image

(Kosova Sot)