Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

  • 16 December 2018 - 19:53
Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

‘Global teacher Prize 2019’  ka përzgjedhur finalistët e tij, ku mes mësuesëve më të mirë të botës renditet dhe një shqiptare .

Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 38 vite në arsim dhe më herët është shpallur ‘Mësuesja e Vitit’.

Finalistë janë 50 mësuesë, të cilët garojnë jo vetëm për çmimin po dhe për vlerën monetare prej 1 milionë dollarësh.
Mësuesit finalist në “Global teacher prize”, përzgjidhen nga të katër anët e botës, duke nisur nga ata që japin mësim në fshatra të largëta malore po në qytet e deri tek mësuesit në rajonet më të varfra dhe të dhunshme të botës.

Image

 

 

(Kosova Sot)