Pas 100 %, diaspora shqiptare nga sot bojkton rrugët nëpër Serbi për në vendlindje

  • 16 December 2018 - 20:00
Pas 100 %, diaspora shqiptare nga sot bojkton rrugët nëpër Serbi për në vendlindje

Diaspora shqiptare nga sot bojkoton rrugët nëpër Serbi për në vendlindje. “Mirë së vini në Serbi! Beogradi dëshiron të ju marr edhe paret edhe Kosovën”. Diaspora mobilizohen. Pas protestave në Zvicër kundër mafies së biletave, që po mashtrojnë mërgimtarët me bileta, shqiptaret në Zvicër, Gjemmani, Francë, Belgjikë dhe vendet tjera perëndimore kanë vendosur që me rastin e festave të fundvitit të bojkotojnë rrugët e Serbisë.

Sipas organizatorëve me këtë aksion kanë për qëllim të dënojnë Serbinë për shkak sjelljeve arrogante, propaganduese kundër Kosovës, diskriminimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe për shkak se Serbia ende në hartat zyrtare e mban Kosovën si pjesë të saj?!.

Kështu ka thënë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër iniciatori Altin Marku, prezantuesi i mirënjohur shqiptar me seli në Lucern. Marku del me një mesazh te shqiptarët në perëndim duke apeluar tek ta: “Mërgimtarë të nderuar bojkotoni rrugët e Serbisë, mos i bini nëpër Serbi për pushime dimërore. Mund t’i bini më shkurt dhe më lirë tek vendet tona mike që e kanë njohur Kosovën dhe që kane respekt ndaj shqiptarëve si përmes Kroacisë dhe Malit të Zi…” Kanë mbetur edhe pak ditë kur edhe hyjmë në vitin e ri 2019-të. Tanimë shumë mërgimtarë ia mësyjnë vendlindjes së tyre, për festat e fundvitit. Shumica e tyre për të ardhur në Kosovë kalojnë nëpër Serbi, por kjo nuk është shumë e dëshirueshme të ndodh edhe kësaj here. Duke injoruar kufijtë serbë, qytetarët e Kosovës nuk do të blinin naftë ose gjëra tjera brenda territorit të Serbisë, gjë që do ta ulte edhe më shumë ekonominë e Serbisë, pas vendosjes së taksës 100% nga Qeveria e Kosovës.

Serbia, mbi 500 milionë euro merr nga diaspora shqiptare gjatë sezonit veror apo dimëror. Vetëm shqiptarët e Luginës së Preshevës 70 milionë euro në vit mbushin buxhetin e Serbisë. Brenda një viti, mbi 1 miliradë euro shqiptarët mbushin buxhetin e Serbisë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” Mërgimtarët e Kosovës, do të bënin mirë të vinin në ndonjë rrugë alternative pa kaluar nëpër Serbi, sepse kështu do të dobësohej edhe më shumë Serbia. Sipas kësaj harte që po e shihni më lartë, nëse bojkotoni rrugët e Serbisë për të ardhur në Kosovë dhe zgjidhni rrugën për Mal të Zi e Shqipëri, distanca kohore do të jetë rreth 50 minuta më shumë. Këta minuta nuk janë shumë që të bojkotohet Serbia.

(Kosova Sot)