Lista Serbe me Kërcënim serioz për Qeverinë Haradinaj

  • 17 December 2018 - 11:24
Lista Serbe me Kërcënim serioz për Qeverinë Haradinaj

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka deklaruar se janë të gashtëm ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës, nëse opozita siguron 51 vota.

I pyetur se kur deputetët e Listës Serbe do të kthehen në Kuvendin e Kosovës ai është përgjigjur.

“Në Kuvend do të shkojmë në momentin që opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë për ta dhënë kontributin që kjo Qeveri të bjerë“, ka thënë Simiq për televizionin Prva.

 

 

(Kosova Sot)