Aktakuzë ndaj një personi për thyerje të kockës së kokës ndaj hajnit të Tyrbes
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit me iniciale A.B., pasi dyshohet se i shkaktoi lëndime të rënda një personi që dyshohet se ishte duke vjedhur në Tyrben e fshatin Duzhinje.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., me datë 15.09.2018, në fshatin Duzhnje, Komuna e Gjakovës, në oborrin e objektit fetarë “Tyrbja e Zenel Dervish Danës”, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte vërejtur duke vjedhur në këtë ketë objekt, i pandehuri e godet me mjet të fortë në kokë duke i shkaktuar thyerje të kockës së kokës.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë në Gjakovë.
Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
(Kosova Sot)