E tmerrshme: Në thertoret amerikane pulat ngrihen dhe zihen të gjalla

  • 17 December 2018 - 14:20
E tmerrshme: Në thertoret amerikane pulat ngrihen dhe zihen të gjalla

Sipas disa raporteve inspektuese të cilat nuk janë publikuar më parë, në disa thertore të Shteteve të Bashkuara kryhen keqtrajtime të kafshëve dhe ato nuk theren sipas standardeve. Raporti ka zbuluar shumë shkelje, përfshirë mbytjen e pulave përmes ngrirjes, zierjen e tyre për së gjalli dhe ngufatjen në grumbujt e mëdhenj të kafshëve të hedhura nëjra mbi tjetrën.

Aktivistët e fushatave për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve kanë kërkuara nga Departamenti i Bujqësisë që sistemi i inspektimit të thertoreve dhe fermave të funksionojë më mirë. Në janar të këtij viti, më shumë se 34 mijë pula ishin ngrirë në kamionë, ku kishin qëndruar gjatë tërë natës.

Shtetet tjera janë të shqetësuara se marrëveshjet tregtare me Shtetet e Bashkuara do të bëjnë që pulat e therura me standarde të ulëta të arrijnë në tryezat e konsumatorëve të tyre. Shkeljet në thertore janë evidentuar prej vitit 2014 si pjesë e inspektimit në nivel kombëtar. Sipas rregullave të agjencisë së ushqimit, shpezët që janë mbytur në mënyra të palejueshme nuk mund të shiten për mish, shkruan “The Guardian”

(Kosova Sot)