Tiranë: Studentët humbin durimin, përplasen me policinë

  • 17 December 2018 - 15:09
Tiranë: Studentët humbin durimin, përplasen me policinë

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje protesta e sotme e studentëve para kryeministrisë.

Një grup studentësh kanë tentuar të krijojnë një kordon rreth kryeministrisë por janë ndaluar nga policia.

Policët nuk i kanë lejuar dhe janë përpjekur t'i largojnë të rinjtë duke sjellë dhe përplasje.
Pjesa tjetër e studentëve nuk kanë qenë dakrod me grupin e të rinjve që tentuan të bëjnë kordonin duke sjellë kështu edhe debat mes studentëve.
Forcat shqiponja që kanë bërë kordonin nuk lejuan afrimin e studentëve te godina e kryeministrisë duke tentuar t'i largojnë.

 

 

 

(Kosova Sot)