Prokurori në pushim vjetor, shtyhet gjykimi për korrupsion

  • 17 December 2018 - 15:13
Prokurori në pushim vjetor, shtyhet gjykimi për korrupsion

Për shkak të mungesës së e Prokurorit të shtetit, të hënën nuk është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për korrupsion, Millan Denda.

Në fillimit të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Hamdi Ibrahimi konstatoi mungesën e prokurorit të shtetit.

“Gjykata konsideron se në seancën e sotme prezantojnë i pandehuri, përfaqësues i palës së dëmtuar Arianit Koci, ndërsa mungon prokurori i shtetit për të cilën ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt, dhe gjykata sot ka marrë informacione se prokurori i shtetit gjendet në pushim vjetor”, tha Ibrahimi.

Prokuror i këtij rasti është Feti Tunuzliu.

Millan Denda akuzohet se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke i tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore si menaxher i operativës në institucionin mikrofinanciar “KosInvest”, dega në Graçanicë.

(Kosova Sot)