“Bandat e kapën shtetin”

  • 17 December 2018 - 19:19
“Bandat e kapën shtetin”

Analisti Ali Hertica për gazetën "Kosova Sot" thotë se në votimin e projektligjit që mundëson zyrtarizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës është bërë një akt historik, siç edhe e quajti ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett,që do të mbahet mend, sepse është një kapitull i ri për sigurinë e vendit e më gjerë të paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Image
Ali Hertica

 

"Pa dashur të klasifikoj shkallët e mirënjohjes sonë, të qeverisë kosovare ndaj vendeve dhe qeverive mike e aleate,mendoj se një fjali krejt e veçantë meriton të theksohet e kjo është mirënjohjeje ndaj popullit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirënjohja kosovare ndaj NATO-s lidhet ngushtë edhe me rolin jetik që kjo aleancë e madhe e lirisë luajti në shuarjen e luftërave të reja në Ballkan dhe posaçërisht në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Zgjerimi i hapësirave të lirisë në lindje të Evropës,pushimi i luftës,vendosja e paqes në Ballkan dhe liria e Kosovës mbeten një kontribut i pashlyeshëm i Aleancës,pas përballimit me sukses të plotë të luftës. Tani është festa më madhore e historike për Kosovën dhe shtetin e saj,i cili duhet të reflektojë me sundimin e ligjit,ku deri më tani thuajse është reflektuar apo shkruar vetëm me letër pa u zbatuar nga bandat që e kapluan kupolën e shtetit për të zhvatur e pasuruar brenda natës nga taksa e shtetit ku u degradua deri në palcë kjo demokraci moderne e shtetit më të ri",theksoi analisti Ali Hertica për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)