Shantazhohet gruaja nga Kamenica: Ose 500 euro ose ua dërgojmë familjarëve fotot e tua intime
Një grua në Kamenicë ka raportuar se ka qenë viktimë e një shantazhi i cili i është bërë përmes rrjeteve sociale.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00.
Sipas njoftimit viktima ka raportuar në Polici se përmes rrjetit social disa persona të panjohur i kanë kërkuar 500 euro.
Sipas viktimës, të dyshuari e kanë shantazhuar atë duke i thënë se nëse nuk i ofron paratë, fotot e saj intime do t’i dërgohen familjarëve të saj.
Me rastin janë duke u marrë njësitet relevante të Policisë, përderisa nuk raportohet për persona të arrestuar në lidhje me këtë rast.
(Kosova Sot)