Reagon LDK, “Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese”

  • 18 December 2018 - 12:11
Reagon LDK, “Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese”

Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se vetëm Qeveria me legjitimitet qytetar mund të udhëheqë Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese. Letra e tre zyrtarëve të lartë të BE-së, që i është dërguar Qeverisë së Kosovës, le të kuptohet qartë nga kuazi ekipi dialogues”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot)