Reagimet nga Brukseli: Bandës në pushtet ia pamë sherrin

  • 18 December 2018 - 13:04
Reagimet nga Brukseli: Bandës në pushtet ia pamë sherrin

Analisti Reshat Badallaj thotë se Bashkësia Evropiane nuk është pa faj,ajo shihet edhe nga naivët se më shumë e përkëdhel Serbinë fashiste se Kosovën, por Bashkësia Evropiane është me shumë faj, edhe pse nuk ua merr vizat këtyre politikanëve që unë gjithmonë i quaj banditë, bile banditë shkuar banditëve.

Image
Reshat Badallaj

 

"Pra,kësaj kopeje banditësh nuk duhet dhënë fare vizat,që të bredhin sallamadi dhe bile e harxhojnë për së tepërmi edhe fondin e buxhetit të shtetit dhe jo të lejohet të pësojë shumë keq një popull i tërë, i pafajshëm për këta hajna, matrapazë dhe mafio-oligarkë të kanaleve të nëntokës kriminale. Pra,jo vetëm Evropa,por shumë shtete nuk po na bëjnë hesap krejt me fajin e këtyre politikanëve të paaftë dhe të papjekur dhe kryekëput si mangupë, dhe mu për këtë e bëjnë këtë pazar joserioz, sepse u kanë rënë në sy se janë bandë që në krye të Kosovës kanë ardhur me vota të vjedhura dhe të blera dhe ata i hetojnë,se këta nuk kanë kapacitete dhe për asgjë ua zënë bishtin me derë", tha Badallaj për Kosova Sot.

(Kosova Sot)