Vëllai rrah vëllain në Gjakovë
Një person është arrestuar dje në rajonin e Gjakovës pas sulmit ndaj vëllait të tij.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari pas një fjalosjeje e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Viktima si pasojë e sulmit fizik dhe lëndimeve në pjesën e fytyrës ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes
(Kosova Sot)