Serbia është e sëmura e Ballkanit

  • 19 December 2018 - 10:38
Serbia është e sëmura e Ballkanit

Qytetarët u shprehën të entuziazmuar me fjalimet e krerëve të shtetit


Fadil Kurtaj theksoi se presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj kanë shkëlqyer qoftë në KS të OKB-së, qoftë në Bruksel. “U tha realiteti për Serbinë që ka kryer krime lufte”, u shpreh ai.


Alban Thaçi thotë se presidenti Thaçi dhe kryeministri i vendit kësaj here treguan se sovraniteti i Kosovës është i papkrekshëm dhe janë vendime të një shteti sovran. “Tani nuk besojë që ka shqiptar që këtë qëndrim nuk e përkrah”.


Valon Sope theksoi se kësaj here edhe presidenti edhe kryeministri me qëndrimet dhe vendimet e tyre i treguan disa shteteve se Serbia është problemi kryesor në Ballkan


Ibrahim Beqiri u shpreh se deklarata e  presidentit Thaçi në KS  ishte një deklaratë që u desh  ta thotë moti para botës sepse është Serbia që po e dëmton tërë imazhin e Ballkanit, e Kosova është në të drejtën e saj.