Profesori i Parisit: Ja çfarë tregon letra e Donald Trump për Kosovën

  • 19 December 2018 - 11:18
Profesori i Parisit: Ja çfarë tregon letra e Donald Trump për Kosovën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë ditë së djeshme ia drejtuar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës kërkon arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

E letrën e Trumpit e ka komentuar edhe profesori i Universitetit të Parisit, Nezir Kraki.

“Letra e D. Trump është megjithatë diçka pozitive dhe lehtesuese për neve që s’kemi më besim në tuxharët tanë politikë. Ajo e rikonfirmon shtetin e Kosovës si sovran por kërkon në të njejtën kohë edhe marrëveshje që do i përshtatej të dyja palëve. Kosova veç është OK me atë që ka sot. Serbia s’është mirë. Ajo me këmbngulje arriti t’i bind aleatët tanë se s’duhej ta linin kaq humbëse. Prandaj tash kërkon riparim dhe këtu mbetet frika nga një ujdi që do i pelqente Serbisë”, shkruan Kraki, përcjellë Kosova Sot.

“Nëse Serbia pranon diçka në tavolinë kjo dmth se Kosova ka bë lëshime të reja. Të lutemi që ato të mos jenë aq të rënda sa ta shpërfytyrojnë qenjen e Kosovës si shtet apo organizimin e saj kushtetues. Nejse... tash që këta matrapazët tanë na sollën në këtë pikë, na mbetet t’i besojmë Amerikës”, përfundon profesori i Universitetit të Parisit, Nezir Kraki.

(Kosova Sot)