Preteni: Prokuroria, një dështim i madh

  • 19 December 2018 - 14:04
Preteni: Prokuroria, një dështim i madh

 Ish- kreu i AKK-së, Hasan Preteni, thotë se Prokuroria duhet të jetë korrekte me vetveten dhe të tregojë se cilat janë pengesat dhe më pastaj të ndërmerren veprimet për eliminimin e tyre.

"Duhet të tregojë tani e jo kur të përfundojnë mandatet e të ankohen se Policia po ua prish provat ( ashtu siç ka deklaruar një ish-gjyqtar). Është edhe një absurditet i madh, prokurorët dhe policët hetues janë vazhdimisht bashkë gjatë hetimeve,gjatë sigurimit të provave dhe në fund, kur të përfundojnë hetimet, ngritët aktakuza e pastaj prokurorët i hedhin aktakuzat, po si të ndodhë kjo. Pse njëherë vendosin të përfundojnë hetimet. Një analizë e thjeshtë e dëshmon këtë, cili është raporti në mes kallëzimeve penale të Policisë dhe ngritjes së aktakuzave nga Prokuroria.

Disproporcion i hatashëm, e pse?! Pyeteni politikën...Edhe Policia është dashur të reagojë nëse nuk përfundojnë kallëzimet e tyre në aktakuza, ngase atëherë del se as ata nuk janë profesionalë. Ose rrethi duhet mbyllur:sa kallëzime penale kanë përfunduar me aktakuza dhe sa aktakuza kanë përfunduar me aktgjykime. Dikush duhet të përgjigjet për disproporcionet nëse e kalojnë raportin 3:1. Mund të jenë të arsyeshme nëse i kemi tri kallëzime e një aktakuzë ose tri aktakuza me një aktgjykim. Raportet e tjera janë diskutabile dhe joprofesionale.

Organet mbikëqyrëse në rend të parë Këshillat Gjyqësor dhe ai Prokurorial duhet të analizojnë këtë dhe të dalin me përfundim. Ku po çalon sistemi. Mund dhe duhet të bëjnë, por nuk e bëjnë, e pse ta bëjnë, kur nuk po i detyron askush. Ujku do mjegull!", tha Preteni për "Kosova Sot".

Lexo edhe këtë: Pa Polici hetuese nuk prangosen banditët

(Kosova Sot)