LAJMI I FUNDIT: BE’ja jep lajmin e hidhur për Kosovën

  • 19 December 2018 - 15:43
LAJMI I FUNDIT: BE’ja jep lajmin e hidhur për Kosovën

Jo vetëm që nuk i dha dritën e gjelbër Kosovës për liberalizim, por BE u ka kërkuar shteteve që të shtojnë masat për ta stopuar migracionin.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar vendeve të Ballkanit Perendimor dhe atyre të partneritetit lindor, që gëzojnë liberalizimin e vizave në zonën Shengen, të ndërmarrin masa të mëtejshme për të trajtuar migracionin e parregullt.

Ndërkaq, disa vende anëtare të BE-së, ngurrojnë t’i japin ndonjë përfitim Prishtinës para zgjedhjeve të Parlamentit Europian që do të mbahen në maj 2019, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti zyrtarët dhe diplomatët e BE-së. BE-ja i kërkoi Gjeorgjisë të bëjë më shumë për të parandaluar aplikimet e pabazuara për azil si dhe Ukrainës të rritë luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu zyrtarët e BE-së, kanë thënë se migrimi i parregullt nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina mbetet i lartë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor morën liberalizimin e vizave në 2009-10, pasuar nga Moldavia në 2014 dhe Gjeorgji dhe Ukrainë në vitin 2017.

Qytetarët e Kosovës ende nuk kanë regjim pa viza, pavarësisht një raporti pozitiv nga Komisioni Evropian më parë këtë vit.

 

(Kosova Sot)