Ishte shpallur me tru të vdekur, njeriu del nga koma

  • 07 January 2019 - 16:19
Ishte shpallur me tru të vdekur, njeriu del nga koma

Një baba i katër fëmijëve, në momentin kur këta të fundit vendosën ta shkyçnin atë nga aparatet që e mbanin në jetë, u kthjell dhe më pas u largua nga spitali i Omahas, pas javëve të tëra në terapi. Tani familjarët e quajnë T. Scott Marr - njeri i mrekullisë, pasi që si me mrekulli doli nga gjendja e komës. Marr ishte diagnostikuar më 12 dhjetor me infarkt, një ditë pas ditëlindjes së 61-të të saj, pasi që u gjet i shtrirë në shtrat, duke mos reaguar ndaj thirrjeve dhe ngacmimeve fizike. Ai u dërgua me emergjencë në spitalin metodist, ku menjëherë e vendosën në kujdesin intensiv, me frymëmarrje artificiale, me aparat.

Frika e mjekëve

Marr nuk manifestonte asnjë shenjë të shërimit neurologjik. Ënjtja e ballit ishte gjëja që i shqetësonte më së shumti mjekët. "Kishim frikë se gjendja e saj do të ishte e pakthyeshme, pa përmirësim dhe se do të rezultonte me vdekje të trurit", thotë Dr. Rebecca Runge. E bija e tij, Preston Marr, tregon se si ajo dhe pjesëtarët e tjerë të familjes ishin gjetur përballë një realiteti të ashpër: Scott Marr nuk pritej që të shërohej. Meqë mjekët iu kishin thënë se Scott ballafaqohej me vdekje të trurit, familjarët e tij ishin hallashtisur me të, para se të vendosnin ta shkyçnin nga aparatura që e mbante në jetë. 

Rrëfimi nga familjarët

Por, edhe pasi që e hoqën nga aparatet, Marr vazhdonte të merrte frymë. Për këtë shkak, familjarët e tij anuluan takimin me një kompani funeralesh. Preston Marr tregon sesi i kishte thënë të atit që të lëvizte gishtin dhe ai e kishte bërë një gjë të tillë, gjë që donte të thoshte se truri i tij ishte gjallë dhe se ai po e merrte veten. Mjekët bënë analiza të reja, me ç'rast konstatuan se Scott Marr kishte një gjendje të rrallë, të quajtur sindroma e encefalopatisë posteriore reversibile. 'Kjo sindromë shkaktohet kryesisht nga shtypja e lartë e gjakut, por ka edhe faktorë të tjerë', thotë Dr. Runge. Ajo tha se nuk ishte religjioze, megjithatë këtë rast do ta cilësonte si mrekulli. 

 

(Kosova Sot)