Avokati i njohur zbulon pse nuk u dekretua njeriu i Baton Haxhiut, ja çfarë paralajmërimi Trump i dha Vuçiqit - Lajme - Kosova Sot
Avokati i njohur zbulon pse nuk u dekretua njeriu i Baton Haxhiut, ja çfarë paralajmërimi Trump i dha Vuçiqit

Avokati i njohur zbulon pse nuk u dekretua njeriu i Baton Haxhiut, ja çfarë paralajmërimi Trump i dha Vuçiqit

Avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, i ftuar në njërën nga emisionet në Shqipëri, ka folur lidhur me refuzimin e Presidentit, Ilir Meta për ta dekretuar në postin e Ministrit të Jashtëm. Gent Cakaj, një përkrahës i flaktë i ndarjes së Kosovës dhe një nxënës dhe njeri i Baton Haxhiut, shërbëtorit të UDB-së dhe Stanishiqit në Kosovë.

Ngjela ka thënë  se i gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Gent Cakaj ka thënë se është pro.

“I gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve. Për çfarë i duhen Ramës territoret e Kosovës? Interesi kombëtar nuk është mendimi i kryeministrit. Nëse ky donte të vinte një njeri nga Kosova tek ministria të vendoste një intelektual dhe akademik. Ky merr atë që ka mendimin për ndërrimin e territoreve. Territorin nuk e lëviz askush sepse është doktrina ‘Klinton’. Problemi është se Trump i dërgoi letër presidentit Vucic dhe i tha se do ta pësosh keq. Nuk ishte letër me falënderime, por Trump thoshte zgjidhe këtë problem se do e pësosh keq. Gent Cakaj është shprehur pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Amerikanët merren vetëm me mazhorancën. Ne shohim se Amerika nuk e do ndërrimin e territoreve”, është shprehur avokati Ngjela, përcjellë “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

6 orë e 39 minuta më parë
16/01/19