Presidenti rus, Vladimir Putin çaste më parë ka arritur në Aeroportin e Beogradit ‘Nikola Tesla’, ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Kjo është vizita e katërt e Putin-it në Serbi, ndërsa e para ishte në vitin 2001.Për këtë vizitë, ku do të diskutohet edhe për Kosovën, Vuçiq i ka përgatitur si dhuratë presidentit rus edhe një qen Sharri.
Madje atij, sipas portalit serb “Blic” i është bërë gati edhe pasaporta për udhëtim në Moskë.
Ndryshe Qeni i Sharrit që njihet ndryshe edhe si Deltari Ilir, është qen autokton i trojeve shqiptare. Ky qen njihet prej shumë kohësh, dhe përmendet në historinë e Ilirisë ku njihet me emrin Qeni Dardan.
Putin është dashamir i qenve ndërsa në shtëpinë e tij ka 3 të tillë. Shefi i shtetit rus do të mbërrijë nesër në Beograd nën masa të rrepta sigurie. Atë do ta presin në qendër të Beogradit rreth 70 mijë njerëz. Për sigurinë e tij ndërkohë do të kujdesen rreth 5000 policë serbë. /GazetaExpress/