Maxhuni: Abuzimi me ligjet

  • 17 January 2019 - 16:29
Maxhuni: Abuzimi me ligjet

Ligjëruesi universitar Nehat Maxhuni, për gazetën “ Kosova Sot’, thotë se, është për keqardhje se si që nga viti 2015, kur është pezulluar puna  e këtij organi të pavarur, bizneset, të cilat kanë pasur konteste ligjore me Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), nuk kanë pasur më ku të ankohen.

“Kjo për shkak se Ministria e Financave asokohe pati marrë vendim të gabuar për shuarjen dhe marrjen e mandatit të Bordit të Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave (BPRA). Sepse para shuarjes të gjithë tatimpaguesit e pakënaqur me vendimet e ATK-së dhe DK-së kanë pasur mundësi ligjore t'i kontestojnë ato në dy shkallë në procedurë administrative dhe në dy shkallë në procedurë gjyqësore”, u shpreh ai.

“Është i drejtë vendimi i ministrit të MF-së, Bedri Hamza, për rikthimin e mandatit të Bordit të Pavarur, pasi arsyeja kryesore e kërkesës për rikthimin e tij ishte se shuarja e tij si organ i shkallës së dytë në procedurë administrative ishte në kundërshtim me ligjin dhe pa bazë ligjore”, potencoi Maxhuni.

Lexo edhe këtë: Ribërja e Bordit shpëton bizneset nga kalvari gjyqësor

(Kosova Sot)