Klina i bashkohet komunave që bën thirrje për rifillim të mësimit

  • 21 January 2019 - 07:48
Klina i bashkohet komunave që bën thirrje për rifillim të mësimit

Klina i është bashkuar komunave që kërkojnë që nesër të rifillojë procesi mësimor.

Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj përmes një shkrimi në llogarinë Facebook ka kërkuar që nesër të nis gjysmëvjetori i dytë.

Elezaj ka përshëndetur vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, si reflektim ndaj kërkesave të grevistëve.

Ky është postimi i plotë i kryetarit Elezaj:

Si Kryetar i Komunës së Klinës apeloj tek mësimdhënësit që nga nesër të filloi procesi mësimor në të gjitha shkollat e Komunës së Klinës.

Vlerësoj vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, është reflektim ndaj kërkesave të grevistëve dhe shpresoj në vazhdimin e dialogut në mes të qeverisë dhe SBASHK-ut që në një të ardhme të afërt të shikohet mundësia për rritjen në vlerën e kërkuar.

Shpresoj që nesër mësimdhënësit të fillojnë procesin mësimor në mënyrë që nxënësit të mos humbasin më shumë.

(Kosova Sot)