“Vizita e Putinit në Serbi, varrosi çdo iluzion të një marrëveshje përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës”
Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti e ka komentuar vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Serbi, dhe diplomacinë e Kosovës, e cila, sipas tij, nuk ka njohuri fare me politikën ruso-sllave.
Kurti thotë se, vizita e Putinit në Serbi, e varrosi çdo iluzion të një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Më poshtë postimi i plotë:
Vizita e presidentit Rus, Putin në Serbi, varrosi çdo iluzion të një marrëveshje përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës.
Termi i ri i Putinit: "zgjidhje Kosovare dhe rregullim Kosovar” - do të thotë se për Rusinë Kosova është një çështje e brendshme serbe, e cila nuk ka të bëjë me njohjen midis dy shteteve të pavarura, por me zgjidhjen e një çështjeje lokale brenda shtetit serb.
Kështu që deklaratat naive të disa figurave politike të Kosovës, se Rusia ka ndryshuar qëndrim ndaj njohjes së Kosovës - tregon vetëm se këta politikanë nuk e njohin fare politikën Ruso-sllave, ose thjesht duan t'na qesin hi syve!
(Kosova Sot)