LDK-ja me një sërë kritikash për Shpend Ahmetin (Video)

  • 22 January 2019 - 11:08
LDK-ja me një sërë kritikash për Shpend Ahmetin (Video)

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës i ka numëruar ato që i quan dështime të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Planifikimi për buxhetin i dobët, sipas raportit të shtatorit Komuna e Prishtinës nuk ka shpenzuar 22 milion euro. Po flasim për rrugë të pandërtuara ku kryetari nuk ka qenë në gjendje të shpenzojë buxhetin publik”, tha ai.

Sipas Abrashit, tjetër dështim i Shpend Ahmetit janë dhe shërbimet shëndetësore, ndërtimet pa leje dhe numri i madh i drejtorive komunale.

Në lidhje me pretendimet për keqpërdorim me tenderin e qumështit, të cilat fillimisht janë bërë publike nga Lëvizja Vetëvendosje, Abrashi ftoi prokurorinë dhe vetë Ahmetin të sqarojë këtë.

Sipas ish-kandidatit për kryetar të Prishtinës, maskimi i dështimeve më i madh është bërë me angazhimin e kryetarit të komunës në dialogun me Serbinë, që veçse kanë paraqitur në organet kompetente se paraqet shkelje të ligjit.

Arban Abrashi bashkë më grupin e asamblistëve të LDK-së në Prishtinës mbajnë konferencë për medie.