Ambasadori Kosnett nuk flet pas takimit me Veselin e Haradinajn

  • 22 January 2019 - 12:08
Ambasadori Kosnett nuk flet pas takimit me Veselin e Haradinajn

(E plotësuar) - Ambasadori amerikan Philip Kosnett nuk ka folur pasi ka dalë nga Kuvendi i Kosovës ku ka mbajtur takimin e paralajmëruar me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarin Kadri Veseli, në kabinetin e këtij të fundit. 

Kosnett ka qenë i pari që ka dalë nga ky takim që ka zgjatur rreth një orë

Temë e këtij takimi ka qenë kërkesa e SHBA-ve që Qeveria e Kosovës të heqë taksen 100% të vënë ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës që hynë në Kosovë. 

Ka përfunduar takimi mes Kryeparlamentarit Kadri Veseli, Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ambasadorit amerikan Philip Kosnett.

Takimi është mbajtur në kabinetin e Kryeparlamentarit Veseli, dhe ka pasur për temë diskutimi heqjen e taksës 100% që ka vënë Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe që hynë në Kosovë. 

Në këtë takim do të diskutohet për taksën 100 % ndaj mallrave serbe, masë kjo tregtare që kërkohet të hiqet nga SHBA. 

Image

 

Ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tashmë ka hyr në Kuvendin e Kosovës.

Ai është në takim me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, e të dy bashkë pritet ta takojnë edhe kryeminsitrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim do të diskutohet për taksën 100 % ndaj mallrave serbe, masë kjo tregtare që kërkohet të hiqet nga SHBA.

Kreu i Qeverisë së Kosovës dje nuk ka dashur të komentojë nëse do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Presidenti  Hashim Thaçi ka bërë apel që të hiqet taksa, pasi, sipas tij, ajo po cenon marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

(Kosova Sot)