LDK i numëron dështimet dhe skandalet e Shpend Ahmetit

  • 22 January 2019 - 15:18
LDK i numëron dështimet dhe skandalet e Shpend Ahmetit

Lidhja Demokarike e Kosovës përmes një komunikate për media i ka numruar dështimet e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, shkruan Kosova Sot.

"Maskimi i dështimeve të kryetarit të komunës dhe qeverisë që ai e udhëheq ka ndodhur në qastin kur Shpend Ahmeti u bë pjesë e delegacionit për dialog me Serrbinë sepse kjo ndikoj që opinionit t’i zhvendoset vëmendja nga komuna dhe të mjegullohet rroli dhe përgjegjësitë ligjore që ka kryetari në qeverisjen e  komunës", thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Kjo është komunikata e plotë:

Dështimet 2018

1.Për mosvotimin e propozimit për fillimin e ndryshimit të Planit Rregullativ të Hollsishëm të Kodrës së Diellit  në seancën e parafundit të vitit 2018 nuk është fajtore opozita sepse koalicioni qeverisës përbëhet nga pesë parti në pushtet dhe i përkrahur edhe nga PDK-ja, pas marrëveshjes së papublikuar, i ka 27 vota dhe ata kanë mundur  të organizohen dhe ta votojnë. Pra vendimi nuk është varë nga vota e opozitës sepse opozita ka kërkuar që ndryshimet e planeve rregullative të hollsishme të bëhen në harmoni me Ligjin për Planifikimin Hapsinor. Mirëpo kjo nuk po ndodhë në komunën e Prishtinës sepse kaluan tash e gjashtë vite dhe kryetari dhe qeveria e tij nuk punuan për hartimin dhe miratimin e Hartës Zonale si document bazik dhe i domosdoshëm ligjor dhe si parakusht për t’pasur të drejtën për ndryshimin e planeve rregullative të hollsishme.

2..Maskimi i dështimeve të kryetarit të komunës dhe qeverisë që ai e udhëheq ka ndodhur në qastin kur Shpend Ahmeti u bë pjesë e delegacionit për dialog me Serrbinë sepse kjo ndikoj që opinionit t’i zhvendoset vëmendja nga komuna dhe të mjegullohet rroli dhe përgjegjësitë ligjore që ka kryetari në qeverisjen e  komunës

Qytetartët e Komunës së Prishtinës duhet ta dinë se angazhimi i kryetarit t ë Prishtinës në delegacionion për dialog me Serrbinë është shkelje direkte e  ligjshmërisë sepse angazhimi i dyfisht në funksione të ndryshme në të njëjtën kohë përbën shkelje të dispozitave ligjore që rregullojnë këtë fushë.

Shih materialin special!

3. Rritja e numrit të drejtorive ishte vendim i keq politik sepse u bë vetëm për të plotësuar interesat e ngushta të partive në koalicion e jo për të ngritur cilësinë në qeverisje e aq më pak për të shtyrë projektet që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës dhe mirëqenies qytetare.

4.Dorëheqjet e drejtorëve të drejtorive  , tre apo katër sish, shkarkimi i dy-tre të tjerëve apo ndryshimet tjera në disa drejtori  herë pas here, janë faktet se qeverisja e Shpend Ahmetit nuk ishte siq u premtua në fushata dhe nuk arriti asnjëherë të stabilizohet dhe të funksionojë në standardet normale.

Kështu për periudhën pesëvjeqare u ndërruan mbi dhjetë drejtor nëpër drejtori të ndryshme. (vetëm gjatë vitit 2018 u ndërruan tre drejtor).

5. Punësimet po vazhdojnë sipas kursit të grupeve të interest, sinë administratën komunale, ashtu edhe në ndërmarrjet publike, poashtu nëpër institucionet edukativo-arsimore dhe ato të kulturës e shëndetësisë. Mbi 80% e të punësuarëve nuk  janë banorë të komunës së Prishtinës , portë komunave tjera. Kështu qytetarëve të Komunës së Prishtinës u është bërë padrejtësi e madhe.

6. Ndërtimet pa leje, sidomos gjatë vitit 2018 , janë shtuar me intenzitet shumë të madh. Janë ndërtu objekte pa leje në Vëterrnik, në Hajvali, në Zllatar, në zonën e mbrojtur, në Ulpianë dhe në shumë pjesë tjera të qytetit .

7. Bashkpunimi I Kryetarit me opozitën nuk ekziston fare. Në Kuvend nuk ka raportuar në asnjë period raportuese të vitit. Poashtu nuk ka marrë pjesë në diskutimet publike me qytetarët e Prishtinës. Kështu ai nuk e di çfarë po ndodhë në Prishtinë sepse po merret me ;politika nacionale dhe të partisë së vet të cilën po e udhëheq.

8.Projektet kapitale kanë pësuar rënie si asnjëherë më parë.Pritet se do të ketë bartje disamilionëshe për shkak të planifikimit të keq dhe mosrealizimit të tyre. Asnjë project i vlerave të mëdha nuk është realizuar si: shkolla, rruga A, kolektorë, deponia e qytetit, salla koncertale, qerdhe, unaza dytë e qytetit etj. Në punët që po kryhen, cilësia është e dobët.

9. Cilësia në mirëmbajtjen e rrugëve dhe sipërfaqeve tjera ka rënë në mënyrë drastike. Rrugët në zonën rurale mirëmbahem vetëm sa për sy e faqe, Pra s’ka mirëmbajtje harmonike dhe sipas orarit dhe intenzitetit të reshjeve.Shumë pjesë nuk janë pastruar fare ose nuk janë përrfshi në orarin e pastrimit. As shërbimet mjeksore nuk kanë mundur të shkojnë në disa fshatra për shkak të rrugëve të pakalueshme nga bora sinë Dabishec, Marec etj)

(Kosova Sot)