Deputetja e VV’së, paditë deputeten e AAK’së

  • 22 January 2019 - 15:41
Deputetja e VV’së, paditë deputeten e AAK’së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë padi për shpifje kundër deputetes së AAK’së, Teuta Haxhiut. Deputetja e VV’së, padinë e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipass VV’së, padia ka të bëjë lidhur me shpifjet që deputetja e AAK’së i ka bërë në drejtim të deputetes së VV’së.

“Shpifjet e Haxhiut kinse në lidhje me keqpërdorimet e Nagavcit vijnë në kohën kur është shtuar kritika ndaj keqqeverisjes së Haradianajt. Ajo vazhdimisht i përdor këto shpifje për ta hequr vëmendjen nga kritikat për Haradinajn. 

Kulmi i tyre ishte në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Arsim më 14 janar 2019, të thirrur si reagim ndaj situatës me grevën e përgjithshme në sistemin arsimor. Pikërisht këtë ditë, Haxhiu nuk u mor me nxënësit si anëtarë e Komisionit. Nuk u mor as me prindërit si deputete por vendosi ta bëjë rivalen politike duke gënjyer”, thuhet në komunikatën e LVV’së.

(Kosova Sot)