Guraziu: Zhvatje në kurriz të qytetarëve

  • 22 January 2019 - 15:52
Guraziu: Zhvatje në kurriz të qytetarëve

Analisti Ragip Guraziu konsideron se Prokuroria me urgjencë duhet ta marrë në shqyrtim dhe hetim këtë rast, sepse faktet e prezantuara nga VV-ja flasin që Shpendi po luan me çmimin e qumështit në kurrizin e qytetarëve.

"Shpend Ahmeti në krahasim më 2014 tani i ka dhënë shtesë edhe 533 mijë euro sa u përket tenderëve të furnizimit me qumësht për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën. Tani i hapen rrugët Prokurorisë të ngrejë aktakuzë kundër Shpend Ahmetit dhe Blerim Devollit për keqpërdorimet në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën në Komunën e Prishtinës, në të cilin tender në krahasim me vitin paraprak kur është shpallur tenderi për furnizim me qumësht, vlera financiare e produktit është rritur për 300%?!

Prokuroria duhet të shohë se si e "qarosi" me 533 mijë euro shtesë Shpend Ahmeti kompaninë në parajsë fiskale të Blerim Devollit, ku në vend të 200 mijë eurove, siç ishte paguar për qumështin në vitin 2014, Shpend Ahmeti tani ia dha733 mijë euro", theksoi Guraziu për "Kosova Sot".

Lexo edhe këtë: Skandali me qumështin, Shpendi mund të përfundojë në burg

(Kosova Sot)