“Skemë kriminale, Shpend Ahmeti e qarosi me 533 mijë euro Blerim Devollin”

  • 22 January 2019 - 17:50
“Skemë kriminale, Shpend Ahmeti e qarosi me 533 mijë euro Blerim Devollin”

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar për gazetën “Kosova Sot”, se kanë nisur hetimet ndaj Shpend Ahemetit, kryetar i Komunës së Prishtinës lidhur me skandalin e qumështit.

Mirëpo, sipas analistit politik Gani Qarri, nisur nga përvoja e deritanishme, prokuroria e kapur, me një kryeprokuror të katapultuar nga klani PRONTO, as që do të guxojë të ngrejë padi kundër Shpend Ahmetit dhe Blerim Devollit për keqpërdorimet në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën në Komunën e Prishtinës, në të cilin tender, në krahasim me vitin kur është shpallur tenderi i mëparshëm për furnizim me qumësht, vlera financiare e produktit është rritur për jo më pak se 300%!

"Madje, megjithëse i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e "qarosi" me hiç më pak se 533 mijë euro shtesë kompaninë në parajsë fiskale të Blerim Devollit dhe në vend të 200 mijë eurove, sa ishte paguar për qumështin në vitin 2014, Shpend Ahmeti tani ia dha 733 mijë euro po kësaj kompanie dhe për të njëjtën sasi qumështi, gjysma prej të cilave, nga mbi gjysmë milioni euro shtesë të parave të tatimpaguesve, me të cilat Shpend Ahmeti e shpërbleu Blerim Devollin dhe kompaninë e tij në parajsën fiskale, do të përfundojnë në xhepat privat të Shpend Ahmetit, sikundër shpërblim me zhvatje nga buxheti i komunës së Prishtinës", u shpreh ai.

Image
Gani Qarri

 

Qarri thotë se  kjo është një skemë kriminale e Shpend Ahmetit me Blerim Devollin.

"Për aq më tepër, duket se pikërisht për këtë shkak Shpend Ahmeti edhe rriti çmimet e blerjes së qumështit për fëmijë, për hatër e interesat e tij dhe të Blerim Devollit, kur dihet se në vitin 2014 tenderi i ka kushtuar Komunës vetëm 200 mijë euro, ndërkaq i njëjti qumësht më vonë është blerë për 730 mijë euro,skemë kjo puro kriminale, siç e akuzon tani edhe ish-partia Shpend AHMETIN. Shpend Ahmeti me këtë tender jo vetëm se i ka dëmtuar buxhetin e komunës dhe 530 mijë euro para të qytetarëve, por kjo është edhe një skemë kriminale në koordinim me Blerim Devollin, ashtu siç po e akuzon edhe VV-ja, me të drejtë Shpendin e tyre, ish-fluturues", tha Qarri për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)