Lladrovci thotë se Drenasi do të bëhet me tramvaj

  • 22 January 2019 - 21:49
Lladrovci thotë se Drenasi do të bëhet me tramvaj

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me infrastrukturën e kësaj komune.

Lladrovci në shkrimin e tij ka treguar të gjitha projektet që komuna e tij pritet t’i kryejë:

"Ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas – Komoran-Kroi i Mbretit – Stadiumi Nacional, apo traseja Prishtinë – Aeroport – Stadiumi kombëtar – Komoran – Drenas,Rruga në Çyçavicë, sipas memorandumit të pesë komunave,Kasmaqi, burimi i ujit në Krajkovë dhe Baicë,Rruga Llapushnik – Berishë- Kleçkë, etj". 

Ky është postimi i tij në Facebook:

Drenasin do ta ndryshojmë rrënjësisht! Faleminderit Kryetar Veseli për vëmendjen tuaj, për përkrahjen e nevojave të qytetarëve të komunës tonë.

Për tri vjet, do ta mbyllim çështjen e infrastrukturës, përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, Qendrën e gruas, Qendrën e Rinisë, Qendrën e re të biznesit për vendet e reja të punës si dhe punët e mbara dhe të vlefshme tjera, për qytetarët tanë, pa dallim.
E falenderova në emër të komunës Kryetarin Veseli, duke u zotuar po ashtu se punën cilësore nuk do ta ndali dhe se përkrahja nga niveli qendror është substanciale për mirëqenien e qytetarëve të komunës tonë.

Faleminderit Kryetar Veseli për përkrahjen, së bashku, ne zotimet i bëjmë vepra!

Ja disa nga pikat e diskutuara të cilat janë në proces, për plan fizibiliteti ose në ekzekutim:
Stadiumi Kombëtar,Parku i Bisnesit, ekzistues dhe i Ri,Aeroporti Bujqësor,Stadiumi sintetik dhe pishina gjysêm olimpike – Komoran,Liqeni i Vasilevës,Penda në Vërboc,Komasacioni,Parkingjet nëntokësore në qytetin e Drenasit,Ndërtimi i lartë në zonën I, pronat komunale, Turbinat për energji të ripërtërishme nga ERA – Goleshi-Zonë banimi (Lagja e Dëshmorëve),Vendbanimet joformale (Lagja e Feronikelit, Komoran, Poklek),lmpianti i ujërave të zeza,Burimi i ujit mineral në fshatin Poklek dhe Verboc,Burimi i ujit tek Kroi i Mbretit – Korroticë e Epërme,Rruga – Drenas- Kroi i Mbretit,Feronikeli – industria,Rruga 4 korsi – Komoran – Polluzhë,Trajtimi i ndërtimeve nëpër zonat rurale,

Ja disa nga pikat e diskutuara të cilat janë në proces, për plan fizibiliteti ose në ekzekutim:
Stadiumi Kombëtar,Parku i Bisnesit, ekzistues dhe i Ri,Aeroporti Bujqësor,Stadiumi sintetik dhe pishina gjysêm olimpike – Komoran,Liqeni i Vasilevës,Penda në Vërboc,Komasacioni,Parkingjet nëntokësore në qytetin e Drenasit,Ndërtimi i lartë në zonën I, pronat komunale, Turbinat për energji të ripërtërishme nga ERA – Goleshi-Zonë banimi (Lagja e Dëshmorëve),Vendbanimet joformale (Lagja e Feronikelit, Komoran, Poklek),lmpianti i ujërave të zeza,Burimi i ujit mineral në fshatin Poklek dhe Verboc,Burimi i ujit tek Kroi i Mbretit – Korroticë e Epërme,Rruga – Drenas- Kroi i Mbretit,Feronikeli – industria,Rruga 4 korsi – Komoran – Polluzhë,Trajtimi i ndërtimeve nëpër zonat rurale,Ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas – Komoran-Kroi i Mbretit – Stadiumi Nacional, apo traseja Prishtinë – Aeroport – Stadiumi kombëtar – Komoran – Drenas,Rruga në Çyçavicë, sipas memorandumit të pesë komunave,Kasmaqi, burimi i ujit në Krajkovë dhe Baicë,Rruga Llapushnik – Berishë- Kleçkë, etj.

 

 

(Kosova Sot)