Pa koment! Nuk është film fanta-shkencë, shihni si ka ngrirë Amerika (Foto)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga në valë e ftohtë që thuhet se përjetohet vetëm nga një gjeneratë.
I ftohti i rrallë ka shkaktuar të paktën 12 viktima, mes tyre edhe një student që ngriu në kampusin universitar në Ajova.
Trupi i tij u gjet jashtë një salle akademike.
Autoritetet paralajmërojnë se vorbulla polare do vazhdojë të sjellë akoma më shumë valë të ftohti në vend.
Mijëra fluturime janë anuluar, kryesisht në Çikago, që mbetet zona më e prekur.
Ekspertët bëjnë thirrje që njerëzit të mos marrin frymë thellë kur janë jashtë. Sipas tyre, morthët në duar mund të krijohen brenda pak sekondash.












(Kosova Sot)
