“Hajde të bëj një xhiro” Rrëfehet nëna e të miturës që u ngacmua nga polici shqiptar

  • 11 February 2019 - 17:34
“Hajde të bëj një xhiro” Rrëfehet nëna e të miturës që u ngacmua nga polici shqiptar

Nëna e 15 vjeçares nga Malësia e Madhe e cila u ngacmua seksualisht nga oficeri i policisë Berhan Bajrakurti ka rrëfyer momentet kur ka mësuar mbi ngjarjen e rëndë dhe të turpshme.

Në një rrëfim për Newsbomb, nëna e të miturës ka treguar se e ka parë mjafgt të shqetësuar vajzën dhe pasi e ka pyetur ka mësuar se polici i zonës së Grumierës ka tentuar disa herë ngacmime seksuale ndaj saj, madje duke i dërguar dhe një video të turpshme ku i tregon organet gjenitale.

Nëna e vajzës thotë se polici i ka kërkuar të bijës që të hipë në makinën e tij, madje edhe faktin se Bajrakurti e ka ndjekur deri në afërsi të shtëpisë. Pjesa kulmore është ajo kur në celularin e vajzës, e ëma ka parë një video të turpshme ku oficeri i policisë ka dalë nudo.

“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente. Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo  dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit  Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës për neësbomb.al.

Nëna e të miturës së ngacmuar seksualisht thotë për neësbomb se e ka patur të pamundur që të marrë ndihmën dhe përkrahjen e policisë, pasi kur ka shkuar për ta denoncuar aktin e turpshëm të oficerit të policisë, të gjithë i janë shmangur.

“Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh  të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria.

Me të dalë në dritë ky denoncim i rëndë, policia ka shkuar dhe ka arrestuar punonjësin Bajrakurti. Por rasti i rëndë i këtij efektivi nuk mbaron me kaq, pasi mësohet se Berhan Bajrakurti është liruar vite më parë nga rradhët e policisë për shkak të shkeljeve ligjore. Pas shkarkimit nga detyra ai ka punuar si faturino dhe më pas në viti 2015 ai është rikthyer në detyrë pasi në zgjedhjet lokale ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ai është rikthyer në detyrë si oficer policie.

(Kosova Sot)